Kriza ekonomike në Greqi ka cuar në një rritje dramatike të numrit të
vetëvrasjeve në shtetin helen. Duke cituar te dhena zyrtare te
Ministrise greke te Shendetesise, ‘Wall Street Journal’ flet per shtim te
vetevrasjeve në masën 40% ne 5 muajt e pare te ketij vitit krahasuar me
te njejten periudhe te vitit qe shkoi.

Ne te vertete, viktimat mund te jene edhe me shume se kaq, sepse ne Greqi, vetevrasja shihet si turp dhe shume familje, tentojne t`i kalojne te tilla episode si incidente. Te tjere perpiqen ta bejne ne menyre teatrale, – thote e perditshmja prestigjoze,- sic ishte rasti i nje burri qe i vuri flaken vetes perpara nje banke ne Selanik. Organizata Klimaka, qe menaxhon nje linje telefonike ne ndihme te personave ne veshtiresi te tilla, thote se nga 10 telefonata ne dite qe merrte nje here e nje kohe, tani ka dite qe mberrin ne 100 telefonata. Ata qe ngrene receptorin jane me se shumti meshkuj te shkaterruar financiarisht. Grupmosha eshte 35 deri ne 60 vjec.

‘Keta njerez kane humbur identitetin e burrit te shtepise qe sjelle parate dhe ne thelb, i siguron buken familjes se tij’, thone psikologet. Kriza ne vend ka sjelle edhe kete pasoje dramatike, te cilen sipas ‘Wall Street Journal’ e ilustrojne me se miri tre vetevrasje brenda nje kohe te shkurter ne nje treg te Heraklionit, ne jug te Kretes. Nje prej tyre ishte ajo e nje 58-vjecari, qe pas kercenimeve te bankes se do t’i sekuestronte shtepine, tentoi me deshperim te perdorte nje cek te rreme, por u zbulua e nga turpi, i mori jeten vetes.

Kriza në Greqi

Në Greqi, sipas burimeve qeveritare priten reduktime ne rroga pensione dhe mbi 100000 pushime nga puna, brenda nje periudhe te shkurter, ne menyre qe te perfitohen 2 miliard euro.Publikime ne shtypin grek
bejne te ditur se qeveria Papandreu ka gjetur edhe nje plan B per te siguruar 1.8 miliard euro te tjera, duke vene takse 1% mbi te gjitha depozitat e qytetareve ne bankat e vendit.Gjitashtu Ministria e Financave ka filluar te kontrolloje dhe te vendose taksa mbi te gjithe ata depozitues te cilet qysh prej 2009 kane nxjerre shuma mbi 100000 euro ne bankat e huaja, te cilat nuk justifikojne te ardhurat e tyre.Sipas agjensise financiare Morgan Stanley, Greqia perballon nje mundesi te vogel per te falimentuar ne muajt e ardhshem per arsye te mbeshtetjes financiare te europianeve,por e perditshmja ‘Kathimerini’ shkruan se Berlini per pergatit nje zgjidhje alternative per Greqine, sipas se ciles do te kete nje falimentim te kontrolluar te ekonomise greke, me reduktim te borxhit,masa akoma me te rrepta financiare,por ky falimentim nuk do te shoqerohet me daljen e vendit nga Eurozona.

Perballe masave te pafundme sindikatat greke jane ngritur perseri ne greva.Prej dites se sotme deri te dielen do te protestojne studentet, militantet e partive te majta, Levizja e te Indinjuarve, Unioni i Sindikatave te sektorit shteteror dhe atij privat.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA