Enrique Iglesias: Martesa nuk ka rëndësi për mua

21/09/2011 14:55

Enrique Iglesias është shprehur se kurrë nuk i është dukur e rëndësishme martesa.

“Ka çifte të martuara që nuk janë të lumtur dhe ka çifte që nuk janë të martuar dhe ia kalojnë shumë mirë. Nuk jam kundër martesës, por mendoj se nuk të jep lumturinë”, ka deklaruar këngëtari në një emision televiziv spanjoll.

Kur u pyet nga gazetarja se pse gjatë një koncerti në Rusi e prezantoi Anna Kurnikovën si nusen e tij, Iglesias u përgjigj: “Janë budallallëqe që thuhen në skenë. Pastaj aty ishte edhe gjyshja e Anës dhe i bëra qejfin.”

Gjithsesi, edhe pse nuk i pëlqen martesa, këngëtari do donte të kishte fëmijë.

“Do më pëlqente shumë të isha baba, një baba i mirë”, theksoi Enrique Iglesias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA