Ende në proces ndërtimi argjinaturave në Shkodër

21/09/2011 00:00

Pavarësisht se janë duke u investuar 9 projekte antipërmbytje me vlerë
10 milonë dollarë, specialistët e bordit të kullimit në Shkodër shprehen
se zona si Oboti, Trushi dhe Baks Rrjolli e kanë të pashmangshme
përmbytjen nëse do përsëritet situata e vitit të kaluar dhe banorët
duhet të pregatiten.

Drejtori i Bordit te Kullimi Rudolf Rasha shprehet se eshte duke u bere nje pune teper e madhe ne ndertimin dhe rikonstruksionin e nje sere argjinaturash mbrojtese, ku ne disa puna ka perfunduar ndersa ne disa argjinatura si ajo e Dajcit pritet te perfundoje shume shpejt.

Ne lidhje me lumin Buna, drejtori Rasha shprehet se nuk behet fjale te kemi thellim pasi rrezikohet te futet uji i detit.Keto dite Banka Boterore ka inciuar nje projekt te madh qe ka te beje me studimin e gjithe ujrave qe rrethojne Shkodren dhe Nenshkodren.

Drejtuesit e Bordit te Kullimit bejne thirrje qe komunat te japin fonde per te mirembajtur dhe ruajtur argjinaturat dhe kanalet kulluese, qe ndodhen ne zonat e tyre pasi Drejtoria e Bordit te Kullimit nuk mund t’ia dale e vetme ne mbatjen e 60 km argjinature. Ne permbytjen u futen nen uje 14 mije hektare toke dhe 4600 shtepi dhe rreth 31 mije krere gje e gjalle, u mbyten. Demi ne total nga permbytja masive ne Shkoder dhe Nenshkodres, e cila u klasifikua dhe si katastrofa me e madhe natyrore e ndodhur ne Shqiperi 15 vitet e fundit, kishte nje kosto prej 30 milione dollare. Pavaresisht premtimeve ende banoret e demtuar nuk kane marre shperblimet, ndersa nje tjeter sezon me reshje sapo ka nisur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB