Britani, Kate shkon në shkollë për mbretëreshë

21/09/2011 00:00

Dukesha e Kembrixh po shkon në shkollën e “institucioneve” për t’u
përgatitur për një jetë me impenjime zyrtare dhe për të ardhmen e saj në
rolin e mbretëreshës.

Kate Middleton do të takohet me përfaqësues të qeverive, artistëve dhe mediave të Mbretërisë së Bashkuar për të mësuar se si funksionojnë.

Takimet do të mbahen në St James’s Palace për të gjithë vjeshtën. Kate ka kryer deri tani vetëm një impenjim zyrtar që prej dasmës me princin William në prill, një vizitë në zonën e Birmingham, teatër i përleshjeve në muajin gusht.

Kate ndjek gjurmët e Lady Dianës

Është gjithnjë e më e vendosur të ndjekë gjurmët e Lady Dianës jo vetëm përsa i përket veshjeve, këpucëve apo kapeleve. Kate Middleton ka filluar edhe një mision bamirësie.

Në iniciativën e re synohet të gjenden organizata bamirëse të cilat do të mbështeten në modelin e të vjehrrës, e cila ishte mbrojtëse e fëmijëve, të sëmurve me SIDA dhe e viktimave të minave antinjeri.

Sipas një komunikate zyrtare të St James’s Palace, “dukesha e Kembrixh ka vizituar disa shoqata për t’i njohur më nga afër dhe të kuptojë se për cilën të japë mbështetjen e saj”.

Dukesha synon të takojë një gamë të gjerë personash dhe të bëjë vizita private, por megjithëse takimet e saja të kryera deri tani janë bërë në fshehtësi, duke se vëmendja humanitare e Kate shkon tek të pastrehët, të sëmurët e vegjël dhe veteranët e luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB