Bregu i Fildishtë është shteti i 84 që e ka njohur Republikën e Kosovës.
Njohja nga Bregu i Fildishtë i është komunikuar zëvendëskryeministrit Pacolli, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, nga presidenti i Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara, në një takim shumë miqësor në Nju Jork.
Prishtina zyrtare është në pritje të njohjeve të reja, të cilat nga sa thuhet do të vijnë nga vende të Afrikës dhe Amerikës Latine.
Më herët u njoftua se Nigeria njohu pavarësinë, por më pas kjo cështje u vu në dyshim, pas debateve që ishin zhvilluar mes palëve në këtë vend afrikan për vendimin. Gjatë turit të zëvendëskryeministrit Pacolli në Afrikë, Kosova është njohur nga Arika Qendrore, Guinea Konakri, Benini, Nigeri dhe Gaboni.
Kurse ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj ka deklaruar se ka marrë premtim nga Egjipti se do të njohë së shpejti pavarësinë.
Top Channel