Bashkia e Tiranës duhet të jetë transparente dhe të jetë garant i ligjit në procesin e dhënies së lejeve në kryeqytet.
Keshtu ka deklaruar kreu i prezences se OSBE-se ne Shqiperi, Eugen Wollfarth, pas takimit me kryetarin e bashkise Lulzim Basha. Ambasadori Wollfarth u prit kete te marte nga kryebashkiaku Basha, me te cilin bisedoi per projektet e perbashketa, kryesisht ne fushen e mjedisit. Sipas ambasadorit Wollfarth, OSBE do te vazhdoje te mbeshtese projektet e bashkise se Tiranes.
Kryebashkiaku Basha tha se Bashkia e Tiranes ka nje sere projektesh ne fushen e mjedisit, kryesisht ne trajtimin e mbetjeve urbane te cilat sipas tij do te permiresojne cilesine e ajrit. Per Bashen, trafiku eshte nje tjeter problem emergjent por qe sipas tij do te marre zgjidhje shume shpejt nepermjet nderhyrjeve te rrethrrotullimi te dogana dhe ne qender.
Top Channel