Mel B: Dua fëmijë të tjerë

20/09/2011 18:10

Mel B, ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls, kërkon fëmijë të tjerë.

Këngëtarja është nënë e tre vajzave, më e vogla e lindur para disa javëve, por i pëlqejnë aq shumë fëmijët sa dëshiron të ketë edhe disa të tjerë.

“Fëmijët më pëlqejnë shumë dhe dua të tjerë. Gjithmonë mendoja se nëse nuk do të kisha fëmijë vetë me siguri do të adoptoja”, shprehet Mel B për revistën ‘Hello!’.

Gjithashtu, Mel B thekson se është shumë e lumtur me partnerin e saj Stephen Bellafonte.

“Me dy vajzat e tjera nuk e kam ndjerë mbështetjen e partnerëve gjatë shtatzanisë, ndërsa në lindjen e Madison partneri im më ka ndenjur gjatë gjithë kohës pranë. Ishte gjithçka ashtu siç duhej”, shton Mel B.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA