Fier, PS humb Këshillin Bashkiak

20/09/2011 00:00

Votat e dy këshilltarëve të majtë e kthyen Partinë Demokratike dhe aleatët e saj mazhorancë në Këshillin bashkiak te Fierit.

Ne nje mbledhje jashte rradhe 16 keshilltaret e djathte bashke me dy keshilltare nje nga PS dhe nje nga PSD vendosen te shkarkojne kreun e keshillit bashkiak dhe te emerojne ne vend te tij nje tjeter. Mbledhja eshte zhvilluar me pranine e dy deputeteve te PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Vasillaq Ngresi.

Votimi vijoi edhe me shkarkimin e kater anetareve te keshillit te qarkut dhe emerimin te kater anetareve te rinj, mes te cileve edhe te aleksander myrtajt keshilltarit socialist qe kaloi me LSI dhe per kete u shperblye. U shkarkuan edhe dy nenkryetaret si dhe bordi mbikqyres i ujesjellesit per drejtimin e te cilit pati shume perplasje mes vete perfaqesuesve te zgjedhur nga partia socialiste ne kete qark. Vendimet kane sjelle reagimin e kryebashkiakut.

Deputeti socialist Armando Subashi i ka quajtur nul vendimet e keshillit bashkiak.

Sipas deputetit Albert Caci, veprimet e kryera ne kete mbledhje te Keshillit Bashkiak te Fierit jane vazhdim i politikes se PD ne parlament dhe ne qeverisjen e vendit.

Nderkohe edhe ose ne zgjedhjet e 8 majit socialistet moren shumicen tani do te duhet te perballen me nje keshill bashkiak qe nuk e kontrollojne me per shkak se njerezit e zgjedhur prej tyre kaluan me mazhorancen dhe per kete u shperblyen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA