David Beckham: Nuk e kam mbyllur me fëmijët
20/09/2011 15:45
David Beckham ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, nuk e përjashtojnë mundësinë e lindjes së një fëmije tjetër.
Cifti i famshëm anglez u bë me vajzë në korrik, e cila iu shtua tre djemve të tyre: 12-vjeçarit Brooklyn, 9-vjeçarit Romeo dhe 6-vjeçarit Cruz.
Mesfushori 36-vjeçar i Los Angeles Galaxy u shpreh gjatë një emisioni televiziv amerikan se mund të ketë sërish fëmijë në të ardhmen: “Do të ishte e mrekullueshme të kishim edhe një fëmijë tjetër. Unë dhe Victoria gjithmonë kemi dashur një familje të madhe dhe i duam shumë fëmijët.”
“Ndihemi shumë me fat që kemi 4 fëmijë të jashtëzakonshëm dhe një tjetër fëmijë do të ishte shumë mirë”, shtoi futbollisti.
Top Channel