Rama mbledh të premten qeverinë për herë të parë për këtë vit, çfarë pritet të jetë në fokus Ne New York, me një axhendë intensive takimesh, kryeministri Sali Berisha po bwn lobing për njohjen e mëtejshme të shtetit të Kosovës, për thithjen e investimeve të huaja, si dhe po u shpjegon partnerëve europiane dhe amerikanë për zhvillimet politike në vend dhe përpjekjet për integrimin europian.
Me presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk, një vend anëtar i Bashkimit Europian, kryeministri Berisha konfirmoi vullnetin për të ecur përpara me shpejtësi me projektin madhor kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ndërsa me kongresmenin amerikan Eliot Engell, një mik i shqiptarëve, duke diskutuar për situatën politike në Shqipëri, kryeministri Berisha ka mirëpritur kthimin e opozitës në parlament dhe shprehu shpresën se opozita do të përfshihej në mënyrë serioze në reformën zgjedhore, duke kontribuar me konsensus dhe vullnet pozitiv në plotësimin e reformave të kërkuara për integrimin në BE.
Gjatë takimit me kongresmenin Engel u diskutua për çështjen e njohjes së mëtejshme të Republikës së Kosovës dhe koordinimin e përpjekjeve te përbashkëta.
Të dy politikanët vlerësuan maturinë e qeverisë së Kosovës për hapat e ndërmarrë në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e sovranitetit të Kosovës.
Kryeministri Berisha konfirmoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për ruajtjen e kufijve ekzistues në Ballkan, si politika më e mirë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Gjatë qëndrimit në New York, ku po merr pjesë në punimet e sesionit të 66 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zoti Berisha u takua me kryeministrin e Bhutanit, të cilit i kërkoi që Bhutani të marrë në konsideratë shqyrtimin e dosjes së Kosovës, duke theksuar se njohja e pavarësisë së shtetit më të ri të Europës do t’i shërbejë konsolidimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Top Channel