Ministria kosovare e Punëve të Brendshme, EULEX-i dhe KFOR-i do të
bisedojnë këtë javë mbi zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, i cili ka saktësuar se konkretisht do të diskutohet mbi aksionin e mundshëm për heqjen e barrikadave serbe.

“Jeta duhet të rikthehet në normalitet. Do të bisedojmë me EULEX-in dhe KFOR-in se cfarë do të bëjmë me barrikadat”, ka deklaruar Rexhepi.

Rexhepi: Serbët po ngrenë murin e Berlinit

Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka akuzuar serbët e Kosovës se po përpiqen të ngrenë mure ndarëse në veri.

“Këto janë ide të sëmura nga individë të sëmurë, që po provojnë të ngrenë mure si ai i Berlinit. Ne do të diskutojmë për këtë me partnerët ndërkombëtarë”, ka deklaruar Rexhepi për KTV.

Mediat ballkanase raportojnë se në Rudare banorët serbë kanë përforcuar barrikadat duke i betonuar ato dhe duke ngritur një

Gjithashtu, sipas të njëjtave burime, ka pasur përpjekje që një mur i tillë të ngrihet edhe në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër.

Gjatë intervistës së tij, ministri Rexhepi ka nënvizuar se gjendja e sigurisë në veri është nën kontrollin e forcave kosovare dhe atyre ndërkombëtare të sigurisë.

Rexhepi: Hapja e rrugëve, përgjegjësi e KFOR dhe EULEX

Zhbllokimi i rrugëve që të çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31 nuk është përgjegjësi e autoriteteve kosovare të policisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një intervistë për Top Channel tha se kjo është përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it dhe për këtë aktualisht nuk ka ndonjë plan.

“Përsa i përket barrikadave, përsëris se kjo mbetet përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it, por nëse kërkohet edhe përfshirja e policisë sonë nuk ka problem. Ata kanë rrugë alternative për furnizim, por nëse bëhen pengesë për KFOR-in barrikadat do të hiqen”, shprehet Rexhepi.

Në këtë situatë, pa ndonjë plan për mundësimin e lëvizjes së lirë, ministri ftoi qytetarët serbë që në vend që të qëndrojnë në barrikada të fillojnë përgatitjet për sezonin e vjeshtës dhe dimrit.

“Është më mirë që ata serbë që rrinë në barrikada të përgatiten për vjeshtën e dimrin se sa të qëndrojnë aty, por kjo është çështja e tyre”, shtoi ministri i brendshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA