Lëvizja Vetëvendosje nga dita e martë do të ketë dy deputetë më pak në grupin e saj parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Partnerët nga Lëvizja për Bashkim zyrtarisht do të paraqesin nesër vendimin për t’u larguar nga ky grup parlamentar.

LB, përmes një njoftimi për shtyp, ka bërë të ditur se të martën do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të japë motivet e vendimit të saj.

Deputetët që do të largohen nga grupi i lëvizjes së drejtuar nga Albin Kurti janë Aurora Bakalli dhe Agim Kuleta.

Deri në marrjen e këtij vendimi Vetëvendosje kishte gjithësejt 14 deputetë. Me 12 deputetë, aq sa do të ketë nga dita e martë, ajo do të barazohet me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë e Pavarur Liberale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA