Keira Knightley është protagonistja e filmit “A Dangerous Method”, me regjizor David Cronenberg.

Filmi, i prezantuar në edicionin e 68 të Festivalit të Venecias, përmban disa skena erotike për xhirimin e të cilave aktorja britanike ka kërkuar ndihmën e… alkoolit.

“Pija 2-3 gota vodka para xhirimit të skenave erotike”, ka zbuluar Knightley.

Britanikja interpreton rolin e Sabina Spielrein, një femër e dëshiruar nga dy psikanalistë të kalibrit të Frojd dhe Jung.

Kur Cronenberg i tregoi skenarin e filmit, fillimisht aktorja e refuzoi pikërisht për shkak të skenave “të nxehta”. Më pas, me pak kurajo dhe me disa gota alkool Keira ia doli mbanë të përfundonte projektin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA