“Piramidat”, 10% e aseteve pa shitur

19/09/2011 20:35

Një pjesë e pronave që i përkisnin firmave piramidale kanë mbetur pa u shitur dhe tani janë amortizuar plotësisht dhe nuk mund të përdoren më për të kompensuar qytetarët që humbën kursimet në fajde.

“Këto janë objekte të karakterit fabrika të vogla sallami, lokale, banesa dhe objekte të tjera të kësaj natyre. Në shumicën e tyre janë objekte ku nuk ia vlen të lësh asnjë roje”, ka deklaruar Bajram Malaj, kryetar i grupit mbikëqyrës të fajdeve.

Prej disa vitesh agjencia që i administron këto prona ka tentuar t’i shesë, por sic thotë Malaj, të gjitha ankandet kanë dështuar, pasi askush nuk shfaq interes për to.

Ndaj deputetët e maxhorancës në komisionin parlamentar të ekonomisë votuan ndryshimin e ligjit, që i lejon agjencisë ta publikojë cmimin e shitjes para ankandit.

“Ne kemi gjykuar që është një pengesë mosparaqitja e cmimit. Fakti është se ka dy vjet që ne vazhdojmë të cojmë këto asete për shitje, por asnjë blerës nuk është afruar”, ka theksuar Malaj.

Por opozita ka qenë kundër këtij ndryshimi ligjor. “E ndryshuat ligjin me një argument që fliste për abuzim, tani i ktheheni metodës së dikurshme që e rrëzuat, pasi keni synim abuzimin”, ka thënë deputeti socialist Arben Ahmetaj.

Edhe me këtë ndryshim ekspertët sërish shprehen skeptikë. Një pjesë e këtyre pronave sipas agjencisë, jo vetëm që nuk kanë më interes, por kanë dhe kosto mirëmbajtjeje. Madje, disa prej deputetëve kërkuan që të shqyrtohet edhe varianti i braktisjes së tyre nga shteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA