Mashkulli më i dëshiruar në Itali
19/09/2011 09:40
Francesco Totti, sulmuesi dhe kapiteni i Romës, është mashkulli më i dëshiruar nga femrat italiane. 33% e femrave kanë votuar për futbollistin italian.
Në vend të dytë është një tjetër futbollist: Cristiano Ronaldo. Portugezi i Real Madrid është votuar nga 26% e femrave italiane.
Në vend të tretë në listën e meshkujve të preferuar renditet aktori Raul Bova. Për të kanë votuar 19% e femrave.
Në vend të katërt e të pestë renditen yjet e Hollywood-it: George Clooney dhe Brad Pitt.
Top Channel