Londër, pranga shtatë personave

19/09/2011 00:00

Policia në qytetin e Birmingamit njofton se ka kryer arrestimin e shtatë
personave gjatë natës të së dielës në kuadër të një operacioni të madh
të planifikuara të antiterrorizmit.

Polica e West Middlands beson se nje komplot ishte duke u pergatitur dhe ka bere arrestimet per te shmagur nje akt terorizimi ne territorirn britnaik.

Shtate te arrestuarit jane te moshes 25 deri ne 32 vjecare dhe janë arrestuar ose ne banesat e tyre ose ne afresi te tyre nga punonjës dedektive me uniforma civile. Polica beson se nje akt i mirefilltë terrorizmi  ishte duke u planfikuar dhe te gjithe jane ndalur me dyshimin e pergatitjes dhe nxitjes se terrozimit ne Britani. Nje femer 22-vjecare po ashtu eshte arrestuar me dyshimin se nuk ka dhene informacione per komplotin e dyshuar.

Policia eshte duke bere bastisje ne shtepite e te arresturve zyrtari i larte i policisë Marcus Beale thote se operacioni eshte ne hapat fillestarë dhe nuk mund te bejme me shume detaje publike per natyren e veprave penale te dyshuara.

Policia nuk ka bere te ditur kombesine apo prejardhjen etnike te te arresturve. Ne ate zone ka nje komunitete shume te madhe nga Azia, sidomos India dhe Pakistani.Britania vecanërisht ne dy vitet e fundit ka investuar shume ne kunderzbulimin dhe opercaionet kunder terrorizmit, i cili konsiderohet si prioritet mjaft i larte per sigurine ne vend.

Top Channel