Pjesëtarët e KFOR-it po kontrollojnë imtësisht të gjithë udhëtarët dhe
automjetet të cilat nga Mitrovica e veriut drejtohen në Zubin-Potok.

Ata kanë vënë një pikë kontrolli në rrugën që kthehet te fshati i banuar me shqiptarë, Çabër, ku të hënën në mëngjes janë mbledhur një numër i madh serbësh.

“Serbët kanë frikë se edhe kjo rrugë do të bllokohet dhe ata do të ndahen nga Mitrovica, ku shumë nga ata shkojnë në shkollë dhe punojnë”, bën të ditur Telegraf.

Ndërkohë i ashtuquajturi sekretar për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanovic, deklaron se situata aktuale dhe bllokada e veriut të Kosovës nuk mund të zgjasin shumë.

“Gjithçka varet se kur përfaqësuesit e BE-së dhe të NATO-s do të kuptojnë se fjala është për luftën të cilën paraprakisht duhet ta humbin”, th Ivanovic, bën të ditur Telegraf.

Sipas tij, BE dhe NATO nuk kanë përparësi me popullin e paarmatosur, ndërsa thekson se deri në fund të javës do të ketë një zgjidhje. Si skenarë të mundshëm, Ivanovic përmend ftesën e Prishtinës që gjithçka të zgjidhet përmes bisedimeve ose të arrihet një marrëveshje në nivelin lokal.

Ai thotë se Prishtina më nuk do të vërë embargo ndaj produkteve të Serbisë, dhe se “fjala është vetëm për frikësim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA