100 çifte nga 25 shtete të ndryshme të botës konkuruan në International Open Latin Albania 2011.

Shqipëria u përfaqësua nga çifti italian me pasaportë shqiptare: Salvatore Bellavita dhe Mariantonietta Marotta.

Megjithëse garimi u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, i cili kryesisht njihet për lojrat e sportit me dorë, gjithçka mori pamjen dhe ngjyrat e skenave të famshme të Las Vegas-it.

Pas një dite të gjatë dhe intensive konkurimi, finalja nisi në orën 19:30. Fustanet e gjata shumëngjyrëshe dukeshin si një pjesë spontane e këtij aktiviteti, por jo. Edhe kjo ishte pjesë e rëndësishme e rregullores së Federatës Ndërkombëtare të Dancit Sportiv.

Ishin 11 disiplinat e kërcimit me të cilat konkuruan çiftet, ku ndër të tjera kishte vals, Samba, Cha Cha Cha e Paso Doble.

Çdo pikë e marrë në këtë garim i shtohej automatikisht totalit të pikëve të secilit çift në renditjen botërore.

Pretendentët kryesorë për vendin e parë në disiplinën latine ishin: çifti rus kundër çiftit shqiptar.

E megjithatë, si fitues të këtij aktiviteti u kurorëzuan rusët: Sergej Dimitriev-Klodiana Stoja.

“Jemi shumë të lumtur, gjithçka shkoi shumë mirë”, thotë Dimitriev.

Të gjitha çiftet ishin shumë të mira, por ne dhamë më të mirën tonë. Ky ishte konkurrimi ynë i parë dhe jemi shumë të lumtur”, shprehet Stoja.

Por, si fituesit e medaljes së argjendtë ashtu dhe të bronxit nuk dorëzohen. Ata e lënë të hapur garën mes tyre për çdo konkurim tjetër ku do të përballen. Më i afërti është kampionati botëror në Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA