Jemen, sërish viktima në Sana

19/09/2011 00:00

Të pakten dy civile humbën jetën gjatë protestave në kryeqytetin Sana te
Jemenit, një ditë pasi 26 persona u vrane dhe 300 te tjere u plagosen
gjatë nje mitingu.  Sipas agjensise se lajmeve “Reuters” nje prej dy
viktimave të së hënës është nje djale i vogel, i cili nuk kishte asnje
lidhje me protestat.

I ati i vogelushit i tha agjensise: “Dola per te marre disa ushqime dhe i lashe te te dy djemte ne makine, kur pas pak degjova njerin te bertiste. I vogli ishte qelluar ne koke”. Agjensia e lajmeve AFP raportoi per vendosjen e snajperave ne catite e ndertesave te kryeqytetit.

Deshmitaret treguan se forcat e sigurise hapen zjarr kunder protestuesve qe premtuan te vazhdojne fushaten për të rrezuar nga pushteti presidentin Ali Abdullah Saleh. Ai  ndodhet aktualisht ne Arabine Saudite ku po kurohet pas plageve te marra nga sulmi me bombe i muajit qershor. Qeveria mohoi të kishte perdorur force kunder protestuesve te djelen, duke fajesuar grupet islamike, qe kishin vene ne shenjester protestuesit gjate mitingut.  Deshmitaret treguan se tensionet nisen mes forcave te sigurise dhe disa ushtareve qe kane kaluar ne anen e protestuesve. Reporteri, Tom Fin ne Sana shkruan ne Twitter se dhjetera persona te plagosur kishin mberritur ne nje spital te improvizuar, shume prej tyre me plage armesh ne kembe.

Top Channel