Qeveria greke shpall sot një sërë masash të reja financiare me anë të të
cilave kërkon të bindë specialistët e FMN-së,BE-së dhe BQE-së te japin
driten jeshile për këstin e gjashtë të ndihmës ekonomike.

Ne keto masa perfshihen reduktime akoma me te medha te vendeve te punes ne sektorin shteteror, rreth 20000 brenda nje muaji dhe 150000 deri ne 2015, reduktime rrogash,pensionesh, rritje te akcizes se karburanteve per ngrohje, taksave ne cigare dhe pijeve alkoolike.Madje versioni elektronik i gazetes “To Vima” shkruan se mund te reduktohen edhe pensionet e Institutit Bujqesor Grek OGA, nga i cili perfitojne nje pension mujor prej 345 eurosh, mbi 20000 minoritare nga Shqiperia.

Te gjitha keto masa diskuton ministri i Financave Evangjelos Venizello me perfaqesuesit e kreditoreve te Greqise ne nje telekonference te parashikuar ne oren tre te pasdites te se henes. Askush nuk mund te thote me me siguri se per te saten here Athina ka shpallur masa financiare,prej majit te kaluar kur Greqia kerkoi ndihmen e partnereve te saj. Por duke pare se qeveria Papandreu nuk i ka zbatuar reformat e kerkuara, ata kane paralajmeruar me nderprerje te ndihmes ekonomike. Te dielen pas nje mbledhje urgjente te kabineti qeveritar nen drejtimin e kryeministrit Papandreu qe anulloi udhetimin e tij ne SHBA, ministri Venizellos ka deklaruar per mediat se vendimet qe do merren jane te nevojshme per te shmangur falimentimin, per te qendruar ne Eurozone dhe per t’u dhene fund shantazheve dhe poshterimeve qe i behen Greqise.

Dje perseri revista gjermane ‘Fokus’ ka botuar ne faqen e pare te saj fotografine e Partenones te zhytur pothuajse ne det me titull ‘Humben parate tona’ Ndersa ne nje video qe shoqeron versionin e revistes ne internet theksohet se falimentimi i Greqise eshte ceshtje kohe.Disa muaj me pare e njejta reviste kishte paraqitur skulpturen e Aferdites se Milos te percudnuar duke shkaktuar reagime te ashpra te Athines zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA