Shkupi të tregojë seriozitet dhe mirëkuptim nëse me të vërtet dëshiron ta mbyllë kontestin e emrit dhe që marrëdhëniet mes dy vendeve të jenë pozitive, ashtu sic dëshiron Greqia.

Ky është qëndrimi i shefit të diplomacisë greke, Stavros Lambrinidis të cilin ai ia transmetoi sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun.

Lambrinidis, në takimin e mbajtur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork, ka përsëritur qëndrimet greke tanimë të njohura, se emri duhet të përmbajë përcaktim gjeografik dhe të përdoret kundrejt te gjitha shteteve të botës.

Wohlers: Asnjë presion për “emrin”

Ambasadori i ri amerikan në Maqedoni, Paul Wohlers deklaroi të mërkurën se shpreson në arritjen e ndonjë progresi në kontestin e emrit.

Por ai paralajmëroi se procesi do të zgjasë për një kohë shumë të gjatë dhe se do të ishte shumë optimiste nëse përparimi do të arrihej në ditët ose javët e ardhshme.

Wohlers, i cili mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga sekretariati për cështjet evropiane, kushtuar sfidave dhe perspektivave të sektorit mediatik në Maqedoni, tha se para ardhjes së tij në Shkup është takuar me ndërmjetësin e kontestit, Metju Nimic.

“Fola me ambasadorin Nimic para se të vija këtu. Ai mbetet i përkushtuar në këtë proces dhe vazhdon të jetë optimist se do të ketë lëvizje, edhe pse punon prej një kohe të gjatë për të”, deklaroi Wohlers.

“Megjithatë, nuk dëshiroj të parashikoj se cfarë do të ndodhë, pasi nuk jam drejtpërdrejt i përfshirë në proces”, u shpreh ai.

Ambasadori mohoi zërat se SHBA po ushtrojnë presion ndaj palëve të përfshira në kontest për zgjidhjen e cështjes.

“Nuk dua të them se po kryejmë presion. Po përpiqemi të këshillojmë, të ndihmojmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, nënvizoi Wohlers.

Ai përsëriti qëndrimin e njohur të Uashingtonit se SHBA mund të ndihmojnë në tejkalimin e ngërcit, por janë Maqedonia dhe Greqia ato që duhet të sjellin zgjidhjen.

Shkup, Fyle: Optimist për cështjen e emrit

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle deklaroi nga Shkupi se është optimist se deri në fund të vitit kontesti i emrit do të zgjidhet.

“Zgjidhja do të ishte e mirë për vendin, për njerëzit dhe biznesin. Vendi juaj meriton të jetë pjesë e një fotografie pozitive”, deklaroi Fyle në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ai nënvizoi se është optimist se deri në fund të vitit do të zgjidhet problemi i madh i emrit.

“Këtë ndjenjë ma jep mirëbesimi i krijuar midis kryeministrave Gruevski dhe Papandreu dhe përkushtimi i tyre për zgjidhjen e këtij problemi. I inkurajoj ata që të veprojnë dhe të punojnë sa më shumë të jetë e mundur që sa më shpejt të zgjidhet cështja”, theksoi Fyle.

I pyetur nëse zgjidhja e problemit të emrit do të thotë fillim i negociatave me BE-në, komisioneri u përgjigj:

“Duhet të pritet raporti që do të publikohet më 12 tetor, për të parë nëse duhet që Maqedonia, sërish si në periudhën 2009-2010, të marrë rekomandimin për fillimin e negociatave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA