Alarm politik ka shkaktuar në Athinë ultimatumi i Eurogroup-it në samitin e Polonisë, sipas të cilit, nëse nuk merren masa të reja me reduktime rrogash, pensionesh dhe vende pune në sektorin publik, specialistët e BE, FMN dhe BQE nuk vijnë më në Greqi.

Kreditorët kërkojnë tashmë që këto masa të zbatohen jo më në horizonte mujore, por ditore, përndryshe jo vetëm nuk do të jepet kësti i gjashtë i ndihmës, por edhe marrëveshja e 21 Korrikut nuk do të jetë më e vlefshme, duke sjellë kështu falimentimin e plotë të shtetit grek.

Vlerësimin e situatës e jep më së miri faqja e parë e gazetës më të madhe të së dielës “To Proto Thema” që u botua  për herë të dytë brenda natës dhe publikon një fotografi të Papandreut, i cili kthehet nga Londra pasi ka anuluar udhëtimin e tij në SHBA, me  titull- “Gjendje e jashtëzakonshme në Greqi”.

Prej orëve të mëngjesit në Athinë ka një lëvizje të madhe në qarqet politike qeveritare, por edhe ato të opozitës. Në pritje të deklaratave zyrtare të mbledhjes urgjente të Papandreut me kabinetin e tij, ka zëra se pritet organizimi i një referendumi popullor për të ardhmen e vendit.

Skenarë të tjerë sjellin në ditët e ardhshme zgjedhje të parakohëshme, apo një qeveri koalicioni të socialistëve dhe konservatorëve.

Sipas mediave vendase të rejat nga Brukseli që sheh një situatë destabilizuese politike në Athinë, janë demoralizuese, për arsye se tashmë partnerët europianë nuk diskutojnë më se si të shpëtojnë Greqinë nga falimentimi, por si të shpëtojnë veten nga falimentimi I Greqisë, megjithëse pasojat nga ky fenomen do të ishin të paparashikueshme.  

Por dje nga Selaniku udhëheqësi i opozitës Samaras ka kërkuar zgjedhje të parakohëshme dhe rinegociim të kushteve të ndihmës ekonomike për Greqinë.

Më mirë të kesh një pacient në reanimacioin, se sa një të vdekur në varrezë, i përgjigjet liderit të kosnervatorëve me një letër të hapur botuesi i gazetës prestigjioze “To Vima” të së dielës.

Përderisa nuk ka një zgjidhje “Deus ex machina” në tragjedinë moderne greke, thekson ai, e vetmja rrugëzgjidhje është konsensusi politik dhe zbatimi i reformave të kërkuara nga Brukseli dhe jo fakti se kush udhëheq, sepse “bomba” me emrin falimentim mund të pëlcasë në duart e kujdo që udhëheq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA