Letoni, fiton partia pro-ruse

18/09/2011 18:10

Partia pro-ruse “Qendra e Harmonisë” fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme në Letoni, por pa mundur të sigurojë shumicën absolute.

Ajo mori 29 % pas numërimit të të gjithë votave, paraqitja më e mirë për një parti etnike ruse, prej fitores se pavarësisë së ish-republikës sovjetike.  

“Partia e Reformës Zatlers”, e ish-Presidentit Valdis Zatler, fitoi 21 % ndërsa Blloku i Unitetit i kryeministrit, Valdis Dombroskis mori 18 %.

Së bashku mund të sigurojnë 42 vende në parlamentin me 100 deputetë dhe do t’u duhet edhe mbështetja e një partie të vogël, për të arritur qëllimin; të spostojnë “Qendrën e Harmonisë” nga qeveria e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA