Qytetarët e Kosovës po paguajnë dy herë faturat e energjisë elektrike. Konstatimi vjen nga partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike.

Në një konferencë për shtyp, Grupi i Ekspertëve të Ekonomisë i kësaj partie, duke vlerësuar punën gjashtëmujore të Qeverisë së Kosovës ka ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me thellimin e krizës ekonomike.

Ata kritikuan KEK-un, se pikërisht me afrimin e stinës së ftohtë po bën remonte në termocentrale dhe se me keqmenaxhimin që po i bëhet kompanisë, ajo po shkon padyshim në kolaps total.

Nga ana tjetër taksat e qytetarëve që e kanë paguar njëherë KEK-un, nga buxheti po derdhen gjithashtu për të mbuluar rrjedhjet financiare dhe teknike të kësaj kompanie. Përvecse kjo situatë dëmton edhe bizneset duke rritur kostot, vlerësojnë ekspertët e LDK-së, kriza do të cojë edhe në reduktime të energjisë.

Një tjetër shqetësim i grupit të ekspertëve të ekonomisë së LDK-së është edhe buxheti i Kosovës, i cili sipas tyre është miratuar duke u bazuar në të ardhura të pasigurta dhe si i tillë nuk mund të jetë i qendrueshëm.

Drejtuesi i këtij grupi, Abdullah Hoti kritikoi edhe për vonesat në  kompletimin e kabinetit qeveritar dhe për zgjedhjen e fundit, që sipas tij po tregon se ky është një koalicion pa program.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA