Kahn për herë të parë në media

18/09/2011 18:35

Dominik Stros Kan do të japë intervistën e parë, pas rrëzimit të akuzave, për tentativë përdhunimi të shërbyeses së hotelit në Nju Jork.

Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të flasë për gazetaren Kler Shazal, mikja e bashkëshortes së tij, An Sinkler, në televizionin TF1.

Avokatët e Nafisatu Diallos thanë se Stros Kan-it duhet t’i bëhen pyetje të forta për incidentin përndryshe, e gjitha do t’i ngjajë një publiciteti.

62 vjecari dha dorëheqjen si shef i FMN-së në muajin Maj pasi u arrestua nën akuzën e përdhunimit të 32 vjecares Diallo, në hotelin “Sofitel” të Manhatanit.

Akuzat u hodhën poshtë në muajin gusht, kur prokurorët thanë se paditësja nuk ishte e besueshme, dhe për këtë arsye cështja nuk duhet të vazhdonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA