Bradley Cooper: Nuk kam kohë për dashurinë
18/09/2011 10:45
Bradley Cooper, protagonist i filmave “Hangover” dhe “Limitless”, po shndërrohet në një yll të vërtetë Hollywood-i dhe nuk ka kohë për asgjë tjetër përveç punës.
“Nuk kam kohë për dashurinë. Në këto momente po xhiroj një film tjetër në New York dhe nuk kam kohë për jetën personale”, shprehet aktori për revistën ‘Closer’.
Bradley Cooper kohët e fundit është parë së bashku me këngëtaren Jennifer Lopez duke darkuar pikërisht në New York.
Top Channel