Birmani, Suu Kyi: Ndryshime pozitive
18/09/2011 10:10
Liderja e opozitës birmaneze, Aung San Suu Kyi, i konsideron pozitive reformat politike që po ndërmerren në vend.
Gjithsesi, ajo mbetet skeptike mbi aftësinë e qeverisë birmaneze për të nisur seriozisht një proces të vërtetë demokratizimi.
“Gjithmonë kam thënë që jam një optimiste e kujdesshme. Mendoj se presidenti Thein Sein do të jetë në gjendje të bëjë ndryshime pozitive, por të shohim se sa do t’ia arrijë”, tha Suu Kyi.
Top Channel