Victoria Beckham e di fort mirë se nuk ka reklamë më të madhe se sa t’i veshë vetë e para rrobat e koleksionit të saj të ri.
Stilistja 37-vjecare zgjodhi të vishte gjatë në shëtitjeje me vajzën e saj Harper, një prej krijimeve të koleksionit Pranverë-Verë 2012.
Vic ndodhet në New York, ku zgjodhi të dilte me vajzën e saj nëpër rrugët e zhurmshme në NYC. Ajo kishte veshur versionin ngjyrë mjalti te nje fustani, të shoqëruar me një palë këpucë të zeza tepër të larta, të njëjta me ato që krijoi në bashkëpunim me Charlotte Olympia dhe që i veshi një prej modeleve të saj në pasarelë.
Një ditë më parë Vic u shfaq me një fustan ngjyrë rozë, sërish nga koleksioni i saj.Nëna e katër fëmijëve gëzon një formë trupore shumë të mirë dhe tashmë duket se i ka lënë pas veshjet e saj të shtatzanisë. Dy muaj pas lindjes së fëmijës ajo duket shumë elegante dhe për më tepër duket mjaft e lumtur me vajzën e saj, për të cilën që tani kushton një vëmendje të madhe përsa i përket veshjeve.
“Më duhet të kem një strategji tjetër për të punuar. Megjithatë edhe Harper më ka ndihmuar sepse është sjellë mirë”, tregon Victoria.
Top Channel