Teherani: Perëndimi, regjim kriminal

17/09/2011 11:20

Regjimi iranian ka sulmuar ashpër Perëndimin. “Mos i besoni kurrë
SHBA-ve, NATO-s dhe regjimeve kriminale si Britania e Madhe, Franca dhe
Italia, sepse Perëndimi komploton për të sabotuar rezultatet e rizgjimit
islamik, që i dha jetë revolucioneve dhe revoltave në veri të Afrikës
dhe Lindjen e Mesme”.

Deklarata është bërë nga udhëheqësi suprem i Republikës Islamike, Ajatollahu Ali Khamenei, në hapje të konferencës së parë mbi Rizgjimin e Islamit në Teheran.

“Protagonistët e pranverave arabe duhet t’u përmbahen parimeve të fesë islamike, pa lejuar imponimin e modeleve të huaja”, ka thënë Khamenei.

Duke folur përpara 500 ekspertëve të studimeve islamike të mbërritur nga 80 vende, Khamenei ka theksuar se, “armiku mund të përpiqet të imponojë kushtetuta që mund të shkaktojnë vartësi ekonomike nga vetë Perëndimi, duke fituar kështu kontroll”.

“Besoni tek Zoti dhe do të korrni fitoren. Shkruani parimet e Kuranit në urdhëresat e reja”, u është drejtuar udhëheqësi të pranishëmve.

Khamenei, fjalimi i të cilit është dëgjuar edhe nga presidenti Mahmoud Ahmadinejad, ka shtuar se, nëse SHBA dhe NATO nuk do të kishin ndërhyrë në Libi, populli libian do ta kishte gjetur vetë zgjidhjen.

“Lëvizja popullore kundër regjimit të Gaddafi-t në Libi mund ta kishte arritur më vonë objektivin e saj, por pa humbje në radhët e civilëve të shkaktuara nga ndërhyrja e NATO-s”, ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA