Sondazhet: Bie mbështetja për Obamën

17/09/2011 15:50

Presidenti amerikan, Barack Obama humb terren. Niveli i aprovimit të politikave të tij, sipas një sondazhi të Neë York Times-CBS, është në 43%.

Dhe ka shumë “sinjale alarmi”: 43% e amerikanëve, ose 12% më shumë në krahasim me muajin qershor, mendon se ekonomia po përkeqësohet.

Për herë të parë që kur ka marrë detyrën, niveli i pakënaqësisë është rritur në 50%.

SHBA, populli mllef kundër dy partive

Shumë amerikanë duket se nuk duan të dëgjojnë më për të përzgjedhurit e tyre. Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se gati 90% e zgjedhësve në Shtetet e Bashkuara pajtohen me idenë e një alternative tjetër.

Rezultatet e anketimeve, thotë “Washington Post”, ishin shkatërruese si për presidentin Obama, ashtu dhe për politikanët e tjerë. Shumica e amerikanëve mendojne se të gjithë ata që shkojnë në Ëashington korruptohen apo se kalojnë shumë kohë duke u grindur me njeri-tjetrin në vend që të angazhohen për zgjidhjen e problemeve ekonomike të popullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA