Pakistan, përmbytjet, 300 të vdekur

17/09/2011 18:00

Përmbytjet në Pakistan kanë shkaktuar më shumë se 300 të vdekur dhe kanë goditur 6 milionë persona.

Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave.

Shirat e fortë musonikë që kanë rënë muajin e fundit kanë përmbytur 23 distrikte të provincës së Sindh dhe kanë shkatërruar më shumë se 5 milionë banesa.

Në total 31960 fshatra janë përmbytur, me dëme të mëdha në të mbjellat e pambukut, bananes dhe kallam sheqerit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA