Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u nis mëngjesin e së shtunës për
në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që hap
punimet ditën e martë.

Lajmin e bën të ditur “REL”, që i referohet këshilltarit për mediat të kryetares së shtetit, Arbër Vllahiu.

Ndërkohë, mësohet se kryeministri kosovar Hashim Thaci u nis për në Nju Jork një ditë më parë.

“REL” shton se qëllimi i udhëtimit të krerëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara është lobimi për njohje të reja të pavarësisë.

Jahjaga dhe Thaci, me praninë e tyre në Pallatin e Qelqtë do të kenë mundësi të takohen me liderë të vendeve të ndryshme të botës.

Prishtina zyrtare është në pritje të njohjeve të reja, të cilat nga sa thuhet do të vijnë nga vende të Afrikës dhe Amerikës Latine.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Nju Jork presidentja Jahjaga do të mbajë edhe një fjalim në Universitetin Kolumbia, me temën “Rruga e së ardhmes së Kosovës”.

Më herët u njoftua se Nigeria njohu pavarësinë, por më pas kjo cështje u vu në dyshim, pas debateve që ishin zhvilluar mes palëve në këtë vend afrikan për vendimin. Gjatë turit të zëvendëskryeministrit Pacolli në Afrikë, Kosova është njohur nga Arika Qendrore, Guinea Konakri, Benini, Nigeri dhe Gaboni.

Kurse ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj ka deklaruar se ka marrë premtim nga Egjipti se do të njohë së shpejti pavarësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA