Mitrovicë, banorët ankohen për të shtëna
17/09/2011 21:50
Banorët e dy fshatrave në Mitrovicë, Zupqe dhe Qaber, ankohen për të shtëna me armë zjarri që dëgjohen në këtë zonë.
Banorët e Qabres bëjnë të ditur se përveç KFOR-it nuk ka forca të tjera të rrezikshme në këtë fshat.
Ndërkohë policia konfirmon se ka të shtëna me armë zjarri mes dy fshatrave.
Fshati Zupqe është i banuar nga serbë, ndërsa Qaberi nga shqiptarë.
Top Channel