Kriza në Greqi, vetëdigjet me benzinë një person
17/09/2011 16:55
Një polic që përpiqet të shuajë flakët që kanë përfshirë një burrë që i ka vënë vetes zjarrin.
Kjo është panorama e pasqyruar nga mediat në ambjentet e jashtme të një filiali banke në Selanik, në veri të Greqisë.
Protesta ekstreme e tij është bërë kundër qeverisë, bankave dhe partive politike.
Edhe dy vjet më parë burri që aktualisht është në spital dhe jashtë rrezikut për jetën, tentoi të vriste veten për probleme financiare.
Top Channel