Pasi kanë bllokuar të gjitha rrugët e veriut të Mitrovicës me zhavorr dhe barrikada, serbët kanë hedhur beton në pikën kufitare të Jarinjës. Ata vijojne grumbullimet për të kundërshtuar aksionin e qeverisë së Kosovës, ndërsa nuk kanë munguar as të shtenat me armë.

Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka akuzuar serbët e Kosovës se po përpiqen të ngrenë mure ndarëse në veri.

“Këto janë ide të sëmura nga individë të sëmurë, që po provojnë të ngrenë mure si ai i Berlinit. Ne do të diskutojmë për këtë me partnerët ndërkombëtarë”, ka deklaruar Rexhepi për KTV.

Mediat ballkanase raportojnë se në Rudare banorët serbë kanë përforcuar barrikadat duke i betonuar ato dhe duke ngritur një mur.

Gjithashtu, sipas të njëjtave burime, ka pasur përpjekje që një mur i tillë të ngrihet edhe në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër.

Gjatë intervistës së tij, ministri Rexhepi ka nënvizuar se gjendja e sigurisë në veri është nën kontrollin e forcave kosovare dhe atyre ndërkombëtare të sigurisë.

Maune me nitroglicerinë në duart e serbëve

Dy maune me lëndë shpërthyese të lëngshme nitroglicerinë janë fshehur nga grupet kriminale serbe në veri të Mitrovicës.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Koha Ditore”, sipas të cilës maunet janë futur në Kosovë të premten, përmes rrugëve alternative.

Sipas burimit, maunet janë vendosur në ish-uzinën ushtarake të ish-Jugosllavisë ku ndodhen gjithashtu rreth 40 serbë të armatosur.

“Maunet kanë targa të qytetit serb të Pancevës. Grupet kriminale serbe do ta përdorin këtë material të rrezikshëm kundër autokolonave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës nëse hyjnë në veri të Mitrovicës”, njofton “KD”.

Ish-uzina ushtarake e ish-Jugosllavisë ndodhet në lindje të Lagjes së Boshnjakëve, pranë vendit të quajtur Ceshmellug.

Incidenti i ditës së parë të operacionit

Ai qe mund të quhet dhe incidenti më i rëndë i ditës se premte në Mitrovicë, ndodhi pak pas orës 21.00 në urën e lumit Ibër. Mbi urë u shfaqën buldozerë nga pjesa veriore, të cilët filluan të zbrasnin sërish zhavorr mbi pirgjet ekzistuese të barrikadave dyditore. Këto akte që kryheshin nën hundën e policisë dhe forcave ndërkombëtare entuziazmuan qindra serbë të mbledhur në atomomente në anën veriore.

Ata i shoqëronin zbrazjen e zhavorrit me duartrokitje. Njëri nga buldozerët goditi dhe shtyllat anësore të urës duke rrëzuar disa prej tyre. Në ato momente disa serbë filluan të hidhnin gurë në drejtim të kameramanëve dhe gazetarëve shqiptarë dhe qytetarëve që ishin në anën jugore të urës, mes të cilëve ndodhej dhe ekipi i xhirimit të Top Channel. Kjo zgjati për disa minuta dhe askush nga forcat e rendit apo të KFOR-it dhe EULEX nuk ndërhynë. Më pas situata u qetësua vetëm me largimin e buldozerëve dhe po ashtu u shpërndanë qindra serbë që ishin mbledhur.

Pas pak minutash u dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri që vinin nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës. E gjithë kjo bëri që të shtohet prania e policisë së Kosovës, karabinierëve që veprojnë në kuadër të KFORIT dhe policëve të EULEX-it. Rrugët që cojnë në pjesën veriore të qytet vazhdojnë të jenë të bllojuara me zhavor, po ashtu si ato kufitare. Ndërkohë që policia e Mitrovicës konfirmoi edhe dy shpërthime për të cilat me mjete të quajtura “shok-bomba”, por pa efekt shkatërrues sic shpjegoi zëdhënësi Besim Hoti. Ai njoftoi gjithashtu se për fat të mirë nuk ka të lënduar në mesin e gazetarëve dhe qytetareve.

BE përshëndet operacionin

Nga e premtja misioni EULEX eshte i pranishem dhe ne pikat doganore te Kosoves, perkrah autoriteteve kosovare. Maja Kocijancic, zedhenesja e Perfaqesueses se Larte te BE-se Catherine Ashton, argumentoi se kjo prani eshte ne perputhje me mandantin e misionit EULEX dhe respekton marrveshjen e arritur ne Bruksel gjate raundit te fundit te bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit.

“Duke nisur nga e premjta, EULEX nisi të zbatojë marrëveshjen që u arrit në Bruksel më 2 shtator, në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për vulat doganore. Ajo që EULEX po bën është në përputhje të plotë me mandatin e misionit dhe veprimet në dogana po zhvillohen nga ekspertë të kualifikuar të EULEX për doganat, në prani të oficerëve kosovarë të doganave”, tha Kocijancic.

Policia e Kosoves dhe EULEX u vendosen ne pikat kufitare ne Jarinë dhe Bërnjak ne veri te vendit per te ushtruar kontrollin e munguar doganor, qe, sipas Kocijancic,  mundesonte veprimtarine e aktiviteteve te paligjshme.

“Sot kemi sistemin e duhur funksional të doganave në Kosovë  dhe mungesa e funksionimit të doganave në të gjithë territorin, më parë mundësonte zhvillimin e lirë të aktiviteteve të paligjshme, veçanërisht, por jo ekskluzivisht në veriun e Kosovës, gjë që shpjegon edhe pse prania e EULEX është në përputhje me mandatin e misionit. Ne besojmë se ky është hapi i duhur përpara në të mirë të të gjitha komuniteteve”, tha Kocijancic.

Pavaresisht rritjes se tensioneve ne veri te vendit, BE ndodhet perkrah autoriteteve kosovare ne ushtrimin e kontrollit doganor ne te gjitha pikat kufitare te Kosoves, vend qe gezon statusin e zones se vetme doganore qe prej vitit 2000.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA