I riu me 1 kilogram drogë në stomak

17/09/2011 21:15

Një 20 vjeçar irlandez është arrestuar në Brazil me gati një kilogram kokainë në stomak.

Skanimi në spital tregoi se i riu kishte në trup 72 kapsula me drogë. Ai u ndalua teksa tentonte të merrte një avion në Sao Paulo me destinacion Brukselin.

Rojet e sigurisë nisën të dyshonin kur panë se ai filloi të bëhej shumë nervoz.

Gjatë marrjes në pyetje, i riu e pranoi se ka gëlltitur dhjetëra kapsula ovale që përmbanin të gjitha bashkë 830 gramë kokainë.

Nëse shpallet fajtor për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, 20 vjeçari rrezikon të dënohet me 15 vjet heqje lirie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA