Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi, u dënua
me dy muaj heqje lirie lidhur me akuzat për shpërfillje të Gjykatës
Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

I cilësuar si dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, zoti Kabashi, ishte akuzuar për “refuzim të qëllimshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve”.
Zoti Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër zotit Haradinaj në procesin e kaluar gjyqësor, kur ish-kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm, ndërsa refuzoi sërish të dëshmojë edhe në rigjykimin që filloi javën e kaluar.

Ish kryeministri Haradinaj i cili qe shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, u nxor sërish në gjykatën e Hagës për krime lufte për një rigjykim të pjesshëm bashkë me dy ish bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Të tre akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës.

Vendimi për rigjykim të pjesshëm është i pari i këtij lloji në veprimtarinë 18 vjeçare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Hagë, ish-anëtari i UCK-së pranon fajin

Ish-pjesëtari i UCK-së, Shefqet Kabashi, ka pranuar para gjykatës së Hagës se është fajtor për shpërfillje të trupit gjykues, që e ka bërë me refuzimin për të dëshmuar në gjykimin e parë të Ramush Haradinajt.

“Unë jam fajtor”, ka thënë Kabashi pasi gjykatësi Alfons Ori i ka lexuar dy pika të aktakuzës që e ngarkojnë atë për “refuzim të qëllimshëm” për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.

Sipas rregullave të gjykatës, Kabashi mund të dënohet me 100 mijë euro ose me burgim deri në shtatë vjet.

Rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gusht. Kabashi edhe në këtë proces nuk ka pranuar t’iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe të mbrojtjes.

Haga: Haradinaj, gjykim të drejtë

Gjykata ndërkombëtare e Hagës shpreson që gjykimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të jetë i drejtë.

Deklarata është bërë nga Frederik Svinen, këshilltar i kryeprokurorit Serge Brammertz.

“Prokuroria shpreson që gjykimi të jetë i suksesshëm”, ka deklaruar Svinen, pas pyetjes së gazetarëve mbi mënyrën e veprimit pas tërheqjes së dëshmitarit Shefqet Kabashi.

Ndërsa përsa i përket dënimit të ish-gjeneralit jugosllav Momcillo Perissic, Svinen ka saktësuar se prokuroria po studion vendimin dhe brenda muajit do vendosë nëse ta apelojë apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA