Kryenegoociatori serb, Borko Stefanovic deklaroi se Serbia ka dorëzuar pranë Bashkimit Europian një propozim për zgjidhjen e cështjes së pikave doganore në Jarinë dhe Bërnjak.
Në një intervistë për mediat serbe ai tha se Beogradi i mbetet zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Prishtinën vetëm më dialog dhe ka kritikuar vendosjen e doganierëve kosovarë në 2 pikat doganore. Stefanovic tha se për këtë, propozimi i Serbisë përcakton se pikat doganore të kontrollohen nga punonjës ndërkombëtare të EULEX.
Ai tha se në raundin e radhës të bisedimeve me palën kosovare, që është parashikuar të mbahet më 28 shtator, do të shtrohet “gjërë e gjatë” edhe aksioni i Prishtinës për marrjen nën kontroll të Jarinës dhe Bërnjakut.
Ndërkohë, rrugët që të cojnë në këto dy pika kufitare vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga serbët.
Top Channel