“Arben Xhaferi rrëfen në Tetovë”

17/09/2011 20:25

Në Prishtinë është promovuar libri, “Arbën Xhaferi rrëfen në Tetovë, në kërkim të kuptimit”, i autorit Enver Robelli.

Gazetari i njohur kosovar e sjell kështu punën e tij dhe politikanin në një tjetër dimension.

Përtej medias, duke shtjelluar me gjerë biografinë dhe veprimtarinë e intelektualit nga Tetova, i cili për dekada dha kontributin e tij në politik bërjen shqiptare në Maqedoni.

“Kam thënë vazhdimisht se çfarë e përbën një intelektual është që ai të mos shkëputet nga jeta e përditshme dhe zoti Xhaferri është pej intelektualve të rrallë të klëtyre trojeve që asnjëherë nuk është shkëputur nga përditshmëria, nga realiteti dhe nga rezonimi për problemet e ndryshme me të cilat ballafaqohet ambjenti ynë, qoftë politik, qoftë kulturor”, është shprehur Robelli.

“Natyrisht që e përjetova me emocione ngaqë arrita që përmes një gazetari të japë një rrëfim të sinqertë për nocionet politike, për proçeset historike që u zhvilluan në këto hapësira”, theksoi Xhaferi.

I konceptuar në formën e një bashkëbisedimi, “Arben Xhaferri” rrëfen në Tetovë, në kërkim të kuptimit, politikani flet për fëmijërinë e tij në Tetovë dhe kohën kur është bërë mësues në moshën 18 vjeçare.

Xhaferi paraqet edhe qëndrime politike në veçanti ai ka shpalosur prapaskenat e marrëveshjes së Ohrit, të cilës i kishte prirë marrëveshja e Prizrenit ku janë pajtuar faktori politik dhe ushtarak.

Rrëfimi vazhdon me qëndrimet e tij për religjonin e po kështu edhe për kinemotagrafinë e ish Jugosllavisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA