Topalli: Reformat, objektivi ynë

16/09/2011 00:00

Rreth 100 kryetare dhe përfaqesues të parlamenteve nga e gjithe bota,
përfshirë Shqipërinë, janë mbledhur, në Washington, në takimin e Forumit
Parlamentar për Demokraci.

Forumi, i cili po zhvillohet ne Capitol Hill, eshte pershendetur nga Kryetari i Kongresit amerikan, Xhon Bojner, i cili ka siguruar parlamentaret nga e gjithe bota se Kongresi amerikan do vazhdojë të jetë partner i cdo vendi qe aspiron per demokraci dhe punon per ta konsoliduar ate.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, në fjalën e saj vlerësoi peshën që merr ky forum, në nje kohe kur vazhdon të rritet numri i atyre vendeve të cilat kërkojne të kalojnë nga regjime autokratike në demokraci.

Duke marrë si shembull rrugëtimin e gjatë dhe të dhimbshëm të Shqipërisë, nga diktatura komuniste në demokraci, zonja Topalli tha se ne keto 20 vite vendi ka pesuar transformime te medha fale guximit te njerezve te lire dhe reformave te ndermarra ne keto dy dekada. Kryetarja e Kuvendit u shpreh ne fjalen e saj se lejtmotivi i axhendes se parlamentit shqiptar jane reformat, permbushja e te cilave, sipas saj, ka bere qe shqiptaret, totalisht te izoluar 20 vjet me pare, sot levizin te lire ne Europe, ndersa ekonomia shqiptare te renditet nder ekonomite e vogla me te stabiluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB