Me shqetësim të madh ka ndjekur Athina zhvillimet e një prej samiteve më të rëndësishme të ministrave të BE dhe atyre të Eurozonës në Poloni, sepse nga rezultati i bisedimeve varej kësti i saj i radhës nga paketa e ndihmës dhe mbi të gjitha stabiliteti ekonomik i Eurozonës.

Por mesazhi i samitit ishte më se i qartë për qeverinë greke: “Zbatoni masat që të merrni ndihmën”.

“Teknikisht kemi të gjitha shanset të marrim një vendim në fillim të tetorit, në mënyrë që kësti i radhes të paguhet para datës 15 të muajit të ardhshëm, por me kushtin që Greqia të plotësojë të gjitha kriteret fiskale. Tashmë topi ndodhet në fushën greke”, deklaroi komisioneri për Cështjet Ekonomike, Olli Rehn.

Pavarësisht garancive që jepte ministri grek i Financave para samitit, se Greqia po zbaton me rigorozitet reformat, një ndjesi të hidhur kanë krijuar për Athinën zyrtare qëndrimet e ministres së Financave të Finlandës, që vazhdon të kërkojë ende garanci për ndihmën, si dhe të Austrisë që nuk përjashtoi mundësinë e falimentimit të Greqisë dhe jo të shpëtimit të saj nëse do ishte më i kushtueshëm.

“Do të vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë. Nëse do të gjendemi përballë një situate që do të ketë kosto të lartë, atëherë do të duhet të gjejmë një alternativë tjetër, por kjo ende nuk ka ndodhur”, u shpreh Maria Fekter, minstrja austriake e Financave.

Rëndësia e këtyre bisedimeve, që kishin synim krizën e borxhit në të dy anët e Atlantikut, u shpreh edhe me pjesëmarrjen për herë të parë të ministrit të Financave të SHBA, Timothy Geithner.

Numri një i Departamentit amerikan të Thesarit u ka bërë thirrje kolegëve europianë që t’u japin fund deklaratave të papërcaktuara për një mundësi të shpërbërjes së eurozonës.

Ndërsa nuk ngelur pa u komonetuar deklarata e ministrit polak të Financave, sipas të cilit do të mund të ndodhë sërish luftë nëse shkatërrohet eurozona.

Ndërkohë, termet politik kanë shkaktuar orët e fundit në Athinë akuzat e një prej pesë anëtareve të Institutit Kombëtar të Statistikave, sipas së cilës ish-ministri grek i Financave ka rritur me qëllim shifrën e deficitit grek të vitit 2009, në mënyrë që qeveria Papandreu të kishte justifikim për marrjen e masave më të rrepta financiare në kurriz të qytetarëve grekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA