O’Connor: Do vrisja veten po të mos kisha fëmijë

16/09/2011 09:30

Sinead O’Connor, këngëtarja irlandeze që u bë e famshme me këngën ‘Nothing Compares 2 U’, u shpreh hapur për ndjenjat e saj me anë të mesazheve në ‘Twitter’.

44-vjeçarja tha se e vetmja gjë që e ndalon nga vetëvrasja është fakti se ka 4 fëmijë.

“Sapo isha tek psikiatri dhe më tha që jam nënë e keqe dhe se kam probleme mendore për faktin se kam folur publikisht për seksin”, shkroi irlandezja, e cila pati deklaruar më parë se ishte e “etur për seks” pas përfundimit të martesës së saj të tretë.

“Dua shumë të shkoj në Parajsë, por nuk dua të braktis fëmijët e mi. Nëse ka një mundësi që unë të vetëvritem pa e marrë vesh fëmijët e mi, ju lutem më thoni”, lexohet në profilin e O’Connor në Twitter.

Më tej, këngëtarja e cila ka tentuar vetëvrasjen kur ka qenë 33 vjeç, vazhdon: “Jam lodhur. Kam 24 vjet që trajtohem si një njeri i çmendur. Nuk mundem më.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA