Autoritetet kosovare kanë shfuqizuar masën e reciprocitetit me Serbinë, duke dhënë kështu dritën jeshile për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila për “REL”.
Sipas Lilës, tashmë në Kosovë ka hyrë kamioni i parë serb, ndërkohë që në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe lëvizje të anasjellta.
“Ne jemi në kontakt me bizneset vendore dhe pritet që sot ose nesër të kaljë kamioni i parë nga Kosova në Serbi”, ka deklaruar Lila.
“Në këtë mënyrë do të shihet funksionimi i marrëveshjes së arritur më 2 shtator nga pala kosovare dhe ajo serbe”, ka shtuar ministrja.
Zbatimin e marrëveshjes së raundit të dy shtatorit ka si qëllim edhe operacioni i ndërmarë në orët e para të ditës së sotme nga qeveria kosovare, për vënien nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31.
Operacioni pa incidente
Plani operacional për vënien në funksion të dy pikave kufitare në veri po zbatohet qe prej oreve te para te mengjesit te së premtes.
KFOR-i është vënë në gjendje gatishmërie në Bërnjak dhe Jarinje. Nga ana tjetër, struktura kriminale serbe të nxitur nga Beogradi, kanë ngritur barrikadat me qëllim të pengimit të vendosjes së rendit dhe të ligjit në këtë pjesë të Kosovës. Serbët kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje pak kohë pasi KFOR-i mbylli atë vendkalim me tela me gjemba.
Mësohet se në barrikadat e KFOR-it janë vendosur mbishkrime në gjuhën serbe dhe në atë angleze: “STOP ose do t’ju qëllojmë”.
Top Channel