Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Richard Howit ka deklaruar se raport-progresi i KE për vendin ballkanas do të varet nga reformat që ka cuar përpara qeveria e Shkupit.

Personalisht, Howit ka shprehur dëshirën që raporti të jetë pozitiv, në mënyrë që vendit t’i jepet data për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

“Duke u nisur nga aspiratat që ka ky vend për t’iu bashkangjitur BE-së, unë pres progres në të gjitha sferat. Ky është një proces i vështirë, por gjatë vizitës që do të zhvilloj në Shkup do të them se në disa aspekte duhet ende punë”, ka pohuar Howit.

Në këtë drejtim, zyrtari evropian i është referuar reformave në administratën shtetërore, në ekonomi, drejtësi, në luftën kundër korrupsionit, si dhe marrëdhënieve me Athinën për cështjen e emrit kushtetues.

Ai ka vlerësuar se, nëse vendet e tjera të rajonit do ta tejkalojnë Maqedoninë, atëherë kjo do të jetë një ogur i zi për këtë vend.

“Nëse do të ndodhë që Serbia dhe Kosova ta tejkalojnë Maqedoninë, atëherë ky vend, që kërkon rekomandim për nisjen e negociatave, do të vlerësohet si i dështuar”, ka shtuar Howit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA