Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi në një konferencë për mediat ka deklaruar se nesër do të fillojë implementimin i planit operacional për funksionimin e pikave kufitare 1 dhe 31.

Ai ka theksuar se plani është hartuar nga qeveria e Kosovës dhe në koordinim me SHBA, BE, NATO dhe EULEX.

Thaçi ka bërë thirrje që të gjitha qytetarët të ruajnë qetësinë dhe ka shprehur vendosmërinë e qeverisë së Kosovës për implementimin e rendit në veri.

“Nesër policët dhe doganierët e Republikës së Kosovës bashkë me EULEX dhe NATO do të fillojnë implementimin e planit operacional për funksionalizimin e pikave kufitare 1 dhe 31. Plani është hartuar nga qeveria e Kosovës dhe në koordinim me SHBA, BE NATO dhe EULEX. Publikisht kam marrë mbështetjen e të gjitha faktorëve relevantë ndërkombëtarë. Bashkë me ju i besojmë suksesit të përbashkët dhe mbështetjes së plotë të partnerëve tanë ndërkombëtare”, është shprehur Thaçi.

“Edhe sot unë ju ftoj të ruajmë qetësinë dhe maturinë. Veprimi i nesërm në veri nuk është i drejtuar kundër askujt dhe ndonjë grupi etnik. Ne veri nuk është në konflikt e drejta me qytetarin, por e drejta me paligjshmërinë. Qeveria e Kosovës është garantuesi më i mirë për të drejtat e qytetarëve, edhe ata serbë që jëtojnë në veri. I ftoj ata që të jetojnë të barabartë dhe të respektojnë vendimet tona. Askush nuk ka nevojë të shqetësohet. Asnjë qytetarë kudo që jeton në Republikën e Kosovës. Ne jemi në përpjekje për rend dhe ligj”, tha kryeministri.

“Të nderuar qytetarë ju lutem si kryeministër për mirëkuptim. Ju siguroj se ne nuk do të zmbrapsemi. Integrimi i veriut do të ketë një proçes më shumë sfida, por jam i bindur se bashkarisht si qytetar dhe bota demokratike, do ja dalim me sukses. Ne kemi shumë punë për të bërë që nga gjykatat dhe shërbimet e tjera. Ju garantoj se ne nuk do të ndalemi se punuari deri në shtrirjen e plotë të ligjshmërisë”, theksoi Thaçi.

Edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të funksioneve të veta kushtetuese, i dha mbështetje të plotë planit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit qeveritar për Marrëdhëniet Tregtare me Serbinë. Fill pas kthimit të saj nga vizita 3 ditore në Hungari ajo zhvilloi një takim me kryeministrin Thaçi ku u njoh me planin operacional. 

EULEX zbardh aksion në veri

EULEX zbuloi disa prej detajeve të aksionit që do të ndërmerret nesër në veri të Kosovës me qëllim zbatimin e marrëveshjes për vulat doganore e arritur më 2 shtator në Bruksel.

EULEX njofton se marrëveshja, e cila nuk ka të bëjë me statusin, ka për qëllim sundimin e ligjit në Kosovë.

Mungesa e funksionimit të sistemit doganorë në të gjithë territorin e Kosovës ka lejuar që aktivitetet ilegale të zhvillohet lirshëm, veçanërisht, por jo ekskluzivisht në veri të Kosovës.

Ndaj sipas misionit të BE-së nga nesër do të hapet Pika e Bërnjakut, ku do të lëvizin lirshëm njerëzit dhe mallrat, ndërsa deri sa të instalohet infrastruktura e duhur në Jarinjë, kjo pikë do të jetë e hapur vetëm për qarkullimin e njerëzve.

EULEX njofton se të gjitha mallrat komerciale që i nënshtrohen akcizës (si alkooli, cigaret dhe karburantet) duhet të zhdoganohen në pikën e Merdarës.

Operacionet doganore në këto pika do të kryhen nga doganierët e EULEX-it, në prezencë të doganierëve të Kosovës.
 

Serbët bllokojnë Jarinën

Serbët me kamionë bllokuan hyrjen në pikën kufitare të Jarinës, kjo pasi KFOR-i mbylli tërësisht këtë pikë kufitare.

Të gjithë serbët e veriut të Kosovës do të dalin në rrugë, të premten në mëngjes në mënyrë që t’i pengojnë tentimet e Policisë së Kosovës dhe doganave që të marrin nën kontroll pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, raportojnë mediat serbe.

Kryetari i komunës paralele të Leposaviçit, Branko Niniç ka thënë se serbët në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë “instalimin e institucioneve kosovare” në këto pika kufitare.

Këto zhvillime pasuan pak minuta pas përfundimit të një konference të jashtëzakonshme për shtyp të kryeministrit kosovar i cili tha se, të premten policët dhe doganierët e Kosovës, bashkërisht me EULEX dhe NATO-n do të fillojnë implementimin e planit operacional për Veriun.

Plani operacional është hartuar nga Qeveria e Kosovës, në koordinim dhe mbështetje të plotë me SHBA, BE, NATO-n dhe EULEX-n.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA