Presidenti serb, Boris Tadiç në hapjen e Forumit për Siguri të Beogradit, ka deklaruar se kufiri me Kosovën mund të jetë burim i kërcënimit të paqes dhe stabilitetit të tërë rajonit.
Ai ka thënë se Prishtina duhet të ndalojë aksionet e njëanshme dhe të mos veprohet në këtë mënyrë.
“Kjo duhet të ndalohet dhe e vetmja zgjidhje për Kosovën është ajo që do të dilte nga dialogu duke tejkaluar çdo rrezik”, ka thënë Tadiç.
Sipas tij, ngjarjet në Kosovë kanë prekur rëndë themelet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe nëse vazhdohet kështu ky sistem do të jetë i rrënuar pasi mund të ketë raste të tjera të tilla.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të ketë një seancë për Kosovën në bazë të kërkesës së Serbisë dhe Rusisë.
Ndërsa, sipas disa mediave, në Mitrovicë ka shkuar edhe patriarku i Kishës Ortodokse, Irinej.
Kurse barrikadat në veri vazhdojnë të qëndrojnë duke kontrolluar situatën në këto zona.
Atyre pritet t’u bashkohen edhe delegacioni i Partisë Radikale.
Top Channel