Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaron se
KFOR do të ndërhyjë, në rast se do të cënohet paqja dhe siguria në veri të
Kosovës.

Këto komente Rasmussen i bëri në Prishtinë gjatë një konference për media, pas takimit me shefin e qeverisë kosovare Hashim Thaçi.

“Është mandat i KFOR-it që të sigurojë një ambient të qetë dhe paqësor. KFOR-i do të ndërmarrë veprime nëse kjo siguri dhe paqe do të vihet në rrezik”, tha Rasmussen, bën të ditur Telegraf. Zyrtari i lartë nuk ka dhënë detaje të operacionit që pritet të zhvillohet për zbatimin e planit për rihapjen e pikave doganore nga 16 shtatori, por tregoi vendosmërinë e KFOR-it që nuk do të lejojë të cenohet paqja në Kosovë.

“Trupat e KFOR-it do të veprojnë në vetëmbrojtje, për të garantuar një ambient të qetë dhe sigurt”, theksoi Rasmussen.

Gjatë kësaj konference, Rasmussen rikujtoi se për 12 vjet NATO-ja ka arritur që në Kosovë të garantojë paqe e siguri për të gjithë dhe i paralajmëroi të gjithë se nuk do të tolerohet kthimi prapa në dhunë dhe tensione të reja.

Thaci: Plani për veriun nuk mund të pengohet

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar se të premten do të nisin veprimet e Qeverisë së Kosovës të koordinuara me faktorin ndërkombëtar për vënien e kontrollit të plotë në pikat kufitare 1 dhe 31, ndërsa ka thënë se këto veprime nuk do të mund të pengohen në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim nga strukturat kriminale, të organizuara nga Beogradi zyrtar.

Thaçi deklaroi se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën Civile Ndërkombëtare ka përpiluar një udhërrëfyes të qartë për normalizimin e jetës dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë, udhërrëfyes ky që përmban një mori veprimesh të cilat do të realizohen nga institucionet legjitime të Kosovës në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar dhe i cili është i tërë në shërbim të përmirësimit të jetës dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët që jetojnë në veri të vendit.

Mitrovicë, ura mbi Ibër mbetet e bllokuar

Në Mitrovicë ura mbi lumin Ibër vazhdon të jetë e bllokuar nga banorët serbë, të cilët kanë hedhur zhavorr, duke penguar qarkullimin e automjeteve. Deri rreth ores 15:00 te se enjtes gjendja duket e qete, ndersa flitet se serbet jane gati per lufte.

Lidhur me situatën ka reaguar komuna e Mitrovicës, e cila ka mbledhur komitetin e sigurisë.

Kryetari i komunës ka deklaruar se bllokimi i urës është i patolerueshëm, pasi bllokon lëvizjen e lirë të qytetarëve.Ai u ka bërë thirrje strukturave të sigurisë që të rikthejnë lëvizjen e lirë.

Ndërkohë, komandanti i policisë së rajonit të Mitrovicës ka bërë të ditur se në zonat me prani shqiptare dhe serbe janë rritur masat e sigurisë, pas thyerjes së qëllimshme të një kamere sigurie.
 


KS diskuton per Kosoven

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë të enjten për Kosovën, pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në prag të operacionit të qeverisë kosovare për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin.

Sipas mediave të rajonit, instanca më e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, që mbështet aleatin e saj ballkanas.

Sipas burimeve, sesioni është caktuar të mbahet në orët e mbrëmjes, ndërkohë që me kërkesë të vendeve perëndimore ai do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

KS diskuton për veriun e Kosovës

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë të enjten për Kosovën, pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në prag të operacionit të qeverisë kosovare për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin.

Sipas mediave të rajonit, instanca më e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, që mbështet aleatin e saj ballkanas.

Sipas burimeve, sesioni është caktuar të mbahet në orët e mbrëmjes, ndërkohë që me kërkesë të vendeve perëndimore ai do të zhvillohet me dyer të mbyllura. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA