Në Mitrovicë ura mbi lumin Ibër vazhdon të jetë e bllokuar nga banorët
serbë, të cilët kanë hedhur zhavorr, duke penguar qarkullimin e
automjeteve.

Për momentin situata është e qetë dhe policia thotë se nuk ka paralajmërime për rrezik, por janë disa grupe të rinjsh të mbledhura, disa për të parë se cfarë po ndodh, ndërsa të tjerë për të vendosur flamuj.

Lidhur me situatën ka reaguar komuna e Mitrovicës, e cila ka mbledhur komitetin e sigurisë.

Kryetari i komunës ka deklaruar se bllokimi i urës është i patolerueshëm, pasi bllokon lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ai u ka bërë thirrje strukturave të sigurisë që të rikthejnë lëvizjen e lirë.

Ndërkohë, komandanti i policisë së rajonit të Mitrovicës ka bërë të ditur se në zonat me prani shqiptare dhe serbe janë rritur masat e sigurisë, pas thyerjes së qëllimshme të një kamere sigurie.

Lidhur me tensionimin e situatës në veri do të diskutojë të enjten edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Instanca më e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, që mbështet aleatin e saj ballkanas.

Sesioni është caktuar të mbahet në orët e mbrëmjes, ndërkohë që me kërkesë të vendeve perëndimore ai do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA