Kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, u bën thirrje politikanëve në Serbi dhe Kosovë që të tregohen të përgjegjshëm, si dhe kërkoi nga serbët e Kosovës që të përmbajnë emocionet e tyre dhe të shmangin veprimet e dhunshme.

“Unë u bëj thirrje politikanëve përgjegjës në të dy krahët, si dhe serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, që të përmbahen ndaj çdo veprimi emocional dhe potencialisht të dhunshëm. Rivendosja e sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës duhet të jetë në interes të të gjithëve. Ne, të gjithë, e vlerësojmë mënyrën e përgjegjshme me të cilën rinisi dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në fillim të këtij muaji dhe do të na vinte keq nëse kjo arritje do të tretej tani”, është shprehur Kukan.

Ky reagim i shefit të Delegacionit Europarlamentar për Ballkanin erdhi pas tensionimeve të fundit në veri të Kosovës për masat që po merren mbi zbatimin e marërveshjes për doganat, marrëveshje kjo që u arrit në raundin e fundit të dialogut mes dy vendeve në Bruksel.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA