Punimet për lidhjen hekurudhore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk pritet të nisin më herët se në vitin vitin 2015.

Sipas ministrit maqedonas të Transportit, Mile Janakievski fillimi i punimeve në këtë segment hekurudhor varet nga sigurimi i donacioneve europiane IPA.

Linja  hekurudhore nga Kërçova e Maqedonisë deri në Lin të Pogradecit do t’i mundësoj Durrësit të lidhet në rrugë hekurudhore me Detin e Zi dhe Shqipërisë i mundëson transport mallrash me lindjen deri në qytetet Varna dhe Burgas të Bullgarisë.

“Ne kemi aplikuar për shfrytëzimin e mjeteve nga IPA Fondet për hartimin e projektit kryesor dhe presim që aplikimi të miratohet. Më pas nevojiten dy vite për përpunimin e projektit, pra fillimi i punimeve nuk mund të nisë më herët se në vitin 2014 apo 2015, varësisht se si do t’i sigurojmë mjetet nga IPA Fondet. Lidhja hedhurudhore me Shqipërinë dhe me Bullgarinë janë pjesë e programit tonë dhe do të përpiqemi t’i realizojmë në bazë të afateve të parapara”, theksoi Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni.

Ministri maqedonas i Transportit këto komente i bëri pas një takimi në Shkup me homologun e tij kosovar, Fehmi Mujota, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje për rregullimin e trafikut hekurudhor mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Kjo marrëveshje parashikon që proçedura e kontrollit të udhëtarëve dhe mallrave të realizohet nga një grup i përbashkët i autoriteteve të të dy vendeve, duke evituar kështu kontrollet e ndara si deri më tani.

Sipas statistikave në bazë vjetore, nga linja hekurudhore Shkup-Prishtinë transportohen 1 milion e 200 mijë tonë prodhime të ndryshme, ndërsa shfrytëzimi i kësaj linje është trefishuar edhe nga personat që preferojnë trenat për të udhëtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA